Nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Arsyeja, bën me dije OSHEE, është për shkak të rikonstruksionit të parashikuar në disa kabina në datat 10-11 korrik.
Zonat ku do të stakohet energjia:
10 korrik
ora 09:00-15:00 – rruga “Sami Frashëri” pjesërisht, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”.
9.00-13.00 – rruga “Frano Bardhi”, rruga “Irfan Tomini”, rruga “Hamdi Pepa”
9:30- 15:00 – Rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”
09:00-16:00 – rruga “Mati Logoreci”, rruga “Gjergj Legisi”, rruga “Myslym Keta”
11 korrik
01:00-05:00 – rruga “Jeronim De Rada” pjesërisht, tek Gjykata e Apelit.
09:00-15:00 – rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Mihal Duri”, rruga “Skënderbej”, afër Bllokut te Ambasadave
09:30-15:00 – rruga “Jordan Misja”
09:00-13:00 – rruga “Muhamet Deliu”, tek zona e Freskut, rruga “Preng Bibe Doda”,
13:00-15:00 – rruga “Bardhyl” pjesërisht
09:00-16:00 – rruga “Pandi Dardha”, rruga “Gjergji Legisi”.