Ferdinand Poni shpallet "Qytetar Nderi" i Beratit

Premte, 12 July 2019 15:25

Për kontributin e tij të shquar në funksionimin e qeverisjes vendore, sistemeve elektorale, organizimin e zgjedhjeve, hartimin e politikave në fushën e administrimit publik, territorit dhe autonomisë vendore; si një nga nëpunësit e lartë të shtetit shqiptar, për kontributin e tij të çmuar në lëvizjen opozitare dhe pluripartiake në vendin tonë dhe si qytetar i denjë i Beratit, që gezon respektin e qytetarëve të tij, Këshilli Bashkiak, i akordon Ferdinand Ponit, pas vdekjes, titullin “NDERI I QYTETIT” të Beratit.
Në ceremoninë e zhvilluar sot në sallën e konferencave të Bashkisë merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, të forcave politike, intelektualë, të afërm të familjes Poni, qytetarë etj. Ishin të pranishëm gjithashtu anëtari i Kryesisë së PD - së, Eno Bozdo, ish - Prefekti i Beratit, Roland Bejko, ish - Ministri i Brendshëm, Agron Musaraj, Presidenti i Nderit i PDIU - së, Tahir Muhedini, kolegë dhe bashkëpunëtorë të F. Ponit në organet drejtuese të PD - së, të pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Bashkëshortja e tij, znj. Merita Poni, pasi shprehu mirënjohjen e saj për vlerësimin e bërë nga ana e Bashkisë së Beratit, tha se do të donte që këto dekorata Ferdi t’i merrte vetë dhe të shihte se sa shumë ju e deshët atë dhe sa shumë e vlerësuat. “Jam shumë e prekur nga ky gjest tejet human, ku ju e shpërbleni për punën, mundin dhe sakrificat që ai bëri për qytetin e tij, duke më lumturuar mua dhe dy djemtë tanë, të cilët duhet të ndihen krenarë për veprën e babait të tyre”.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, Eno Bozdo, Agron Musaraj, Roland Bejko dhe Tahir Muhedini, si kolegë dhe bashkëpunëtorë të F. Ponit, pasi vlerësuan çmimin që qyteti i tij i jepte, sollën mbresa, kujtime dhe emocione, duke theksuar disa nga cilësitë më të mira të tij, si intelektual i klasit të parë, si një njeri i përkushtuar, këmbëngulës dhe i vendosur për ta çuar deri në fund një detyrë që i ngarkohej. Ata u shprehën se me dhënien e këtij titulli sot Ferdinand Ponit i rikthehet gjithë ajo dashuri që ai ushqeu për qytetin e tij, për vendin dhe për të gjithë njerëzit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...