Akuza për pedofili, arrestohet reperi i njohur amerikan

Premte, 12 July 2019 19:54

SHBA
Reperi i njohur amerikan R. Kelly është arrestuar në Chicago për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe pedopornografi. Këngëtari 52 vjeç ishte në liri me kusht për një rast të mëparshëm pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht ndaj katër femrave, tre prej të cilave në atë periudhë ishin minorene.

Ylli 52 vjeçar, i muzikës R’N’B në 1996 kryesonte klasifikimet në të gjithë botën. Në 2002 u kap me materiale pedopornografike dhe doli edhe një video që shihej në shtrat me një vajzë. Pak më vonë dolën edhe akuzat për ngacmim ndaj ish bashkëshortes së tij, me të cilën këngëtari ka tre fëmijë.

Në 2008 u mor vendimi dhe artisti u shpall i pafajshëm për mungesë provash, por nuk e mori më veten nga akuzat. Pavarësisht bojkotimit nga disa shtëpi diskografike, R Kelly vazhdoi punën. Bashkëpunoi me Jay Z dhe Uscher, regjistroi një këngë dedikuar presidentit Barak Obama, me titullin “I Belive” dhe në 2013 bëri një duet me Justin Bieber.

Por, telashet shtuan më shumë pasi në vitin 2013 u shfaqen disa dokumentare “Surviving R Kelly”, që detajonin histori për të, që ndiqte vajza adoleshente në fillimet e karrierës së tij.Dhe akuzat e fundit rrezikojnë ta zhysin atë përfundimisht në hije dhe në bojkot total nga industria muzikor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...