Përfundon dënimi për Nehat Kullën

Saturday, 13 July 2019 15:32

Nehat Kulla i njohur si ‘gjenerali’, ka përfunduar dënimin dhe ka lënë qelitë e burgut.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat.

Sipas FaxNews, Nehat Kulla ka përfunduar dënimin prej 20 vitesh burg dhe këto ditë ka lënë qelitë e burgut në Fushë Krujë.

Kulla ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit shoferit të Halit Shamatës, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 1 korrik 1996 - 1 mars 1997.

Kulla u arrestua në vitin 1999 dhe u dënua me burg për vrasjen e kryer.

Pas 20 vitesh ai ka lënë qelitë, duke përfunduar dënimin e marrë.

Nehat Kulla është arrestuar për një vrasje të ndodhur më 23 korrik 1998. Ngjarja ka ndodhur në autostradë në afërsi të Golemit. Referuar dosjes së akuzës Halim Gjuzi ka qenë duke udhëtuar në një automjet bashkë me familjen e tij.

Dëshmitarët kanë pohuar se Halim Gjuzi është qëlluar me armë zjarri në prani të familjes së tij, ku bënin pjesë edhe dy fëmijët. Gjuzi ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Durrësit i shoqëruar edhe nga dy miq të tij italianë.

Policia në raportin e saj për ngjarjen e 20 viteve më parë ka shënuar se autori i krimit ndodhej në një ‘Shevrolet’ me targa ushtarake shtetërore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...