Qindra pasaporta, dokumente udhëtimesh dhe mijëra euro, kapet shqiptari në Greqi

Diel, 14 July 2019 12:50

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për falsifikim,  asgjësim të produkteve të krimit, posedim të dokumenteve të udhëtimit të palës së tretë si dhe të armë mbajtjes pa leje. Sipas mediave greke ai është arrestuar pak më larg banesës së tij në Ilioupoli.

Sipas mediave fqinje, Policia greke ka rënë në gjurmët e shqiptarit pas një hetimi të gjatë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Pas ndalimit me vete shqiptari mbante tri letërnjoftime greke, një pasaportë greke, një leje shoferi shqiptare, një leje qëndrimi greke dhe tri leje drejtimi greke për shitje direkte, si dhe shumën prej 4,040 euro.

Më pas policia gjatë kontrolleve në banesën e shqiptarit gjeti të tjera sende që rëndojnë mbi shqiptarin. Bëhet fjalë për aparatura digjitale, mjete shkrimi e letra që mendohet se shërbenin për të falsifikuar dokumente.

Sipas policisë u gjetën dhe u konfiskuan: 7 laptopë dhe 1 telefon fiks, 11 printera, 49 karta identiteti, 39 pasaporta, 90 patenta, 3,233 mjete të tjera identifikimi të Autoriteteve Greke, 61 pasaporta  të shteteve të huaja, 55 dokumente udhëtimi të Shqipërisë, 31 të Spanjës, 23 të Rumanisë, 9 të Italisë, 6 të Bullgarisë, 75 të Italisë dhe 17 pasaporta të Qipros, pasaporta të vendeve të ndryshme, 6,272 euro, 1 revole CZ dhe 55 fishekë 38 mm. I arrestuari u dërgua te Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës.

pasaporta.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...