Horror në Greqi/ Po hanin drekë bashkë, shqiptari vret shqiptarin në sy të fëmijëve

E mërkurë, 17 July 2019 20:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi kur një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është goditur tri herë me thikë nga i njohuri i tij. Ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare po drekonin midis tyre në shtëpi. Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë 45-vjeçari ka qëlluar tre herë me thikë 38 vjeçarin, ku njëra prej goditjeve ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.  Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

Login to post comments