Intelektualët që duam t’i bëjmë me zor

E mërkurë, 17 July 2019 22:02

Nga Klodian Tomorri

Lexoja nje interviste te Orhan Pamukut pak kohe me pare ne mediat perendimore. “Me dhemb per vendin tim- thoshte.

Demokracia po vdes, liria e fjales po ashtu, nderkohe qe te rinjte rrine kafeneve.”

Orhan Pamuk eshte nje nga shkrimtaret e gjalle me te medhenj sot ne bote. Por nuk eshte vetem shkrimtar i madh.

Mbi te gjitha eshte humanist i jashtezakonshem dhe intelektual “par excellence”.

Diku nga viti 2005, ishte turku i pare qe guxoi te fliste per genocidin turk ne Armeni. E paten kercenuar me jete, i hoqen tituj dhe ofiqe, por nuk u zmbraps. Nuk u zmbraps atehere, dhe nuk zmbrapset as sot para autoritarizmit te Erdoganit. Sepse ky eshte intelektuali.

Gjithmone ne oponence me pushtetin, marrezine, te ligen, edhe konvencionalen kur ajo eshte e gabuar. Ndaj intelektualet jane autoriteti moral i shoqerive. Kur shoqerite cmenden dhe marrin drejtim te gabuar, ata jane gjithmone aty.

Duke lexuar intervisten e Pamuk mendoja sa komb me fat Turqia, qe ka nje figure te tille dhe sa pafat jemi ne, qe intelektualet duam t’i bejme me zor.

Nese ka nje term sot ne shqip, qe eshte inflacionuar, masakruar, percudnuar, e madje edhe perdhunuar ai eshte termi intelektual.

Ne ja kemi veshur ate kujdo. Madje edhe figurave qesharake, sahanlepiresve, hipokriteve, te shiturve. Mjafton qe te kesh nje diplome apo te dalesh nje here ne televizor.

Por intelektual nuk behesh nga diploma. Nuk behesh as kur je profesor, piktor, artist, muzikant. Madje as kur je shkrimtar i madh me fame boterore.

Intelektual je kur mbron interesin publik. Kur sfidon te gabuaren, edhe atehere kur ajo mbeshtetet nga shumica. Ky eshte intelektuali. Gjithmone rebel kunder pushtetit dhe se keqes. Ne te kundert je thjesht njeri i vogel dhe rrogetar ne borderote e peshtira te pushtetit. Sado i zoti te jesh ne profesionin tend. Edhe atehere kur ke fame boterore.

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 20:43
Login to post comments