Presidenti Meta: Krenar për Aleancën për Dhurimin e Gjakut

E Enjte, 18 July 2019 14:30

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar disa fotografi, që tregojnë persona vullnetarë që dhurojnë gjak.

Meta shprehet se është krenar që Aleanca për Dhurimin e Gjakut ka mbushur 1 vit. Ai shton se u është mirënjohës të gjithë vullnetarëve të dhurimit të gjakut.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Krenar për kontributin e jashtëzakonshëm dhe humanitar të Aleancës për Dhurimit e Gjakut në këtë përvjetor të parë të saj.

Falënderime të përzemërta dhe mirënjohje për të gjithë ata qytetarë, të rinj e të reja, por edhe institucione e biznese, që në mënyrë vullnetare dhe me një ndjenjë të lartë humanizmi janë solidarizuar me këtë kauzë, dhe i janë bashkuar kësaj fushate ndërgjegjësimi, që nuk do të ndalet, por do vijojë në të gjitha qytetet e vendit, për përmbushjen e qëllimit të saj qytetar dhe fisnik.

Dyfish i lumtur sot, që në 1-vjetorin e themelimit të Aleancës, dhjetra punonjës të fabrikave “MANITALIA” dhe “TIME 10 shpk” na u bashkuan vullnetarisht në një seancë dhurimi gjaku për të sëmurët talasemikë, por jo vetëm.

meta3-2-716x450.jpgmeta2-3.jpgmeta4.jpg

Login to post comments