Ndarja nga jeta e legjendës së Tiranës, reagon presidenti Meta: Intelektual i spikatur, nuk ishte futbolli që e bëri të madh…

Premte, 19 July 2019 18:02

Një tjetër legjendë e Tiranës u nda sot nga jeta. Bëhet fjalë për të madhin Fatmir Frashëri, i cili mbylli sytë në moshën 78 vjeçare. Një kampion i papërsëritshëm dhe një intelektual i spikatur. Kështu e kujton presidenti Ilir Meta, Fatmir Frashërin.

Pas mësimit të lajmit të trishtë, kreu i vendin, ka bërë një postim në faqen zyrtare dedikuar legjendës bardheblu ku shkruan:

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e trishtë të ndarjes sot nga jeta të kampionit tonë të madh e të papërsëritshëm tiranas, si në fushë e në pankinë, por edhe jashtë ambienteve sportive, një prej legjendave të futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri!

Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner.

Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur!

I ruaj me nostalgji emocionet e takimit tonë të fundit dhe bisedën e ngrohtë që patëm, duke uruar së bashku për rezultate më të mira e më të larta për sportin tonë! Ndaj uroj që amaneti i tij të përmbushet nga brezat e rinj të sportistëve tanë!

Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Frashëri, miqve e bashkëpunëtorëve të afërt, si edhe të gjithë sportdashësve shqiptarë.

I paharruar kujtimi yt Profesor!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...