Meta kujton legjendën e futbollit Fatmir Frashëri: Nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton

Saturday, 20 July 2019 13:36

Presidenti i Republikës Ilir Meta teksa kujton legjendën e futbollit holandez dhe botëror Johan Cruijff, citon dhe një shprehje të tij duke dhënë dhe një mesazh të koduar ku thekson se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Presidenti Meta bën dhe një krahasim të legjendës së futbollit botëror me legjendën e futbollit shqiptar Fatmir Frashëri.

Komenti i Presidentit Ilir Meta

Njeriu i cili ndryshoi futbollin botëror, legjenda e Ajax, Johan Cruijff deklaronte se nuk është e rëndësishme vetëm të fitosh, por edhe si fiton. Për të mbështetur këtë filozofi të re, ai publikoi 14 rregullat bazë që i shkojnë aq shumë edhe legjendës kuqezi🇦🇱 dhe bardhë e blu⚪🔵, i cili u ndesh si i barabartë me Ajax-in e madhërishëm të asaj kohe. Sidomos rregulli i 14: “Bring beauty to the sport” i shkonte aq shumë Fatmir Frashërit.

Ndaj sot në këto momente dhimbje e nostalgjie, familjes Frashëri, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve dua t’u shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për veprën e tij, dhe ne do ta kujtojmë përherë me dashuri me këto foto nga ndeshjet me Ajax-in, ku u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të barabartë edhe me më të mëdhenjtë.🇦🇱

Fatmir-Frasheri.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...