Mbi 100 gra të vrara nga dhuna në familje, klithma e avokates: Ligji vetëm në letra, ja çfarë nuk funksionon

Saturday, 20 July 2019 20:41

Krimi në familje vazhdon të marrë jetë. Dhuna ndaj gruas tashmë ka marrë përmasa të frikshme. Ndonëse në ligj janë të përcaktuara qartë të drejtat e gruas, në realitet çdo gjë funksionin ndryshe.

Avokatja e njohur Denisa Daka bën një analizë të situatës në tërësi duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, ndërsa vë alarmin se ku po shkon kjo shoqëri.

Postimi i plotë

Pse “urdhri i mbrojtjes” rezultoi i paefektshëm?

Vendimet “në mbrojtje të viktimave të dhunës” lēshuar orë pas ore nga gjykatat shqiptare, rezultuan të paefektshme përveçse, të cilat nuk mundën tē ndalin eksodin e vrasjeve këtu.
Mbi 100 gra të vrara përgjatë këtyre viteve, janë një pasqyrë e qartë e asaj ç’ka po ndodh në këtë vend.
Ngjarja e rëndë ndodhur së fumdmi në Spitallë të Durrësit, ku një 36 vjeçare humbi jetën si pasojë e dhunës ekstreme ushtruar nga bashkëshorti i saj, na tregoi të gjithëve bashkë sesa vlerë ka jeta e vdekja në këtë vend.
Një tjetër fëmijë, një 10 vjeçar i cili sapo kish nisur rrugëtimin e tij, u dënua përjetësisht të mos thërrasë më kurrë emrin “nënë”.
Viktimat e dhunës në familje, janë totalisht të pambrojtura, ndërsa me ligj janë të garantuara masat që duhet të ndëmerren nga strukturat përkatëse dhe pas daljes së urdhrit të mbrojtjes nga gjykata.
Por kush janë përgjegjësit e kësaj situate? Pse nuk fuksionojnë hallkat e ngritura për këtë qëllim? Pse askush nuk i parandalon këto vepra të rënda, ndërsa dihen e njihen dhunuesit kudo, në çdo lagje e rrugicë..
-Sepse ende viktima e dhunuesi jetojnë e ndajnë ditët e orët e tmerrit e pasigurisë, në të njëjtën banesë.
-Sepse pakkush këtu ka informacion mbi ligjin, duke mos njohur sakaq dhe strukturat përkatëse apo detyrimet që ka çdonjëra prej tyre për mbrojtjen e jetës së gjithësecilit këtu.
-Sepse donacionet a grandet e fituara në emër “të lirisë e vuajtjes së tyre” u shpenzuan pa kriter për salla luksoze, lektorë të huaj e më gjerë, ndryshe me paratë e përfituara për këtë shkak, sëpaku do të ishin ndërtuar 10 qëndra sociale e ky fenomen nuk do të ish kaq i rëndë e tragjik paskësaj.
-Sepse në buxhetin e shtetit mungon një zë i posaçëm në favor të viktimave të dhunës në familje, ndërkohë që mjerimi e varfëria kryesisht bëhet shkak i nxitjes së këtyre vrasjeve.
– Shërbimi social, ngarkuar sipas ligjit pêr të ndjekur e monitoruar këto raste, është pothuaj inefiçent e i padukshëm.
– Strukturat policore nuk ia dolën kurrë të parandalojnë raste tê tilla apo t’i mbikqyrnin në formën a mënyrën e duhur këto raste, ndërsa efektivin e zonês pothuaj nuk e njeh askush, ndërsa sistemi i drejtësisë po shkon drejt kolapsit total.
-Në ato pak raste që viktimat e dhunës arrijnë të strehohen diku, agresori në çdo rast mëson vendndodhjen e tyre pasi informacioni rrjedh e dhuna intensifikohet paskësaj.
– Të sëmurët mendorë, të njohur nga komuniteti a strukturat shëndetësore, nuk izolohen në qëndra spitalore, por jetojnë e bashkejetojnë me familjarët e tyre, duke prodhuar drama të rënda ditë pas dite.
-Politikat qeverisëse ndër vite “në mbrojtje të viktimave të dhunës”, rezultuan të pastudiuara mirë, të paefektshme në çdo rast përveçse.
-Shërbimi përmbarimor dështoi më shumë se një herë të ekzekutojë në kohë vendimet e urdhrave të mbrojtjes në favor të viktimave të dhunës në familje gjithashtu.
-Komitetet drejtuese për bashkërendimin e veprimeve të insitucioneve përgjëgjëse, në të cilët ishin pjesë gjithë aktorët këtu, nuk funksionuan, ndërsa profesionistët e fushës u zëvëndësuan pothuaj në të gjitha rastet me ushtarë partie.
-Shurdhëria e komunitetit ku jetojmë e mungesa e ndêrgjegjes qytetare, solli si pasojë shmangien e përgjegjësisë së sejcilit këtu për të raportuar a suportuar të tilla raste, ndërkohë që moskallzimi i krimit është i dënueshëm dhe sipas ligjit.
E ndërsa ky zinxhir përgjegjësish nuk funksionoi prej 30 vitesh, asnjë funksionar që nuk kreu a neglizhoi përmbushjen e detyrave sipas ligjit, nuk u dërgua në asnjë rast përpara drejtësisë.
Në asnjë vend normal nuk ndodh e gjitha kjo..
Ka ardhur koha që familjarët e viktimave të dhunës në familje, fëmijët e mbetur pa prindër posaçêrisht a për këtë shkak, t’u kërkojnë me një padi të posaçme të gjithë atyre që neglizhuan detyrimet sipas ligjit për mbrojtjen e jetës së të dashurve të tyre, t’u shpërblejnë dëmin shumëplanêsh të shkaktuar me mosveprimet e tyre kryesisht.
Minimalja paskësaj..
Ndryshe ky vend është i destinuar të humbasë shumëçka, përmes kësaj amullie e pasigurie totale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...