Shifra tronditëse/ 12 % e fëmijëve dhunohen seksualisht

Diel, 21 July 2019 08:48

Ngjarja e Durrësit ku një 8 vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga disa të rinj brenda ambienteve të shkollës ka kthyer në vëmendje fenomenin shqetësues.

Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite.

Ndërkohë për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet.

Në 50 %  të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Por cilat janë pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale?

Si ngacmimi ashtu edhe abuzimi seksual ndikon në zhvillimin e vlerësimit për veten, dëmton zhvillimin e personalitetit, socializimin me të tjerët si në moshë fëmijnore por edhe në moshën e adoleshencës dhe moshën madhore.

Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njëjtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...