Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë. Tahiri në një prononcim për mediat tha se çështja duhet të mbyllej më shpejt.
“Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi.
Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm. Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyrje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”, tha Tahiri.
Ndërkohë seanca e rradhës do mbahet më 10 shtator.
Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.