Teatri/ Lubonja: Opozita barrikadë për të mos lejuar shembjen

Hënë, 22 July 2019 17:56

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 u shpreh se si opozita ashtu edhe qytetarët, p[or edhe artistët kanë një kauzë për tu bërë të gjithë bashkë.

Ai tha se ditën që do të nisë shembja e Teatrit Kombëtar, opozita duhet ta bëjë simbol këtë ditë, të bëjë rezistencë bashkë me qytetarët.

“Aktorët janë gati të ruajnë godinën e Teatrit Kombëtar, por opozita nuk duhet ta shikojë çështjen e teatrit thjesht si teatër…se do vijë një ditë për shembjen e Teatrit dhe opozita duhet ta bëjmë simbol këtë ditë, simbol rezistence. Të dalin njerëzit, të bëjnë barrikadë, të bëhet aty një betejë për komunitetin, për fëmijët tanë. T’ju dilet përpara banditëve me të cilët Rama pastron paratë”,- tha Lubonja.

Sipas analistit, opozita duhet të zgjedhë një moto gjithëpërfshirëse që sa më shumë qytetarë të gjejnë veten e t’i ndjekin në rrugën që ata kanë ndjekur.

“Duhet një projekt i një Shqipërie tjetër që ta asimilojnë njerëzit, atëherë s’ka burrë nëne që e shemb Teatrin se shkon gjithë Tirana atje. Më vjen në mendje një slogan : ”Shteti jemi ne”, pra e kam fjalën për ne qytetarët. Ky mund të ishte një slogan që njerëzit të bëhen pjesë”,- tha analisti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...