Politika po zë vend çdo ditë e më shumë në punimet e vaçanta të artistit Bujar Kapexhiu.
Në punimin e tij të fundit ai prek një çështje shumë të nxehtë të aktualitetit politik në Shqipëri: heshtjen e ambasadorëve të huaj karshi bëmave të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Nën titullin “Kapriço kryeministrore”, Kapexhiu paraqet në karikaturën e tij kryeministrin Rama teksa i kërkon të heshtin ambasadorëve Soreca dhe Borschardt, por pa anashkaluar as zyrtarin e DASH, Mathew Palmer.