“Ik, shporru, sharlatan”, qytetarët përzënë deputetin nga Teatri Kombëtar

Tuesday, 23 July 2019 09:28

 “Shporru, sharlatan, ik…”, këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Kujtim Gjuzi.

Ky i fundit ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, ku dhjetra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.

Ishte ora 03:20, kur një automjet tip Mercedez është ndalur në sheshin e Teatrit dhe prej andej ka zbritur Gjuzi. I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.

Video e mëposhtme tregon momentet kur qytetarët përzënë Gjuzin, ndaj të cilit janë drejtuar një seri fyerjesh.

Duhet thënë se që prej hyrjes së tij në Kuvend, nga listat e PD-së vota e Gjuzit ka qenë përherë në anën e qeverisë Rama, dhe prania e tij në sheshin e Teatrit duket thjesht një provokim i radhës, dhe një përpjekje për të fituar protagonizëm.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...