Fier, arrestohet administratori i PS për shpërdorim detyre

Tuesday, 23 July 2019 19:32

Policia e Fierit ka ndaluar me akuzën për “Shpërdorim detyre”, Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmënas, Dilaver Shytin, dhe një shtetas tjetër.

Policia ka bërë me dije se janë arrestuar dy persona D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë dhe A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje”.

Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontratë qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm dhe ndërtimeve pa leje.

Policia ndalon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Njësisë Administrative Dërmënas dhe një shtetas tjetër për “Ndërtim pa leje”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të masave të mara kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtimeve të paligjshme, pas një kontrolli të ushtruar në plazhin e Darzezës, bënë ndalimin e shtetasve:

D.Sh, 50 vjeç, banues në Darzezë (Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas).

A.Sh, 43 vjeç, banues në Cakran.

Shtetasi D.Sh, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar ndërtim pa leje dhe ka zënë hapsirat publike në zonën e plazhit Darzezë, duke i dhënë një kontrat qeraje me sipërfaqe 500 metra katror shtetasit A.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit D.Sh dhe për veprën penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të shtetasit A.Sh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...