Opozita krah protestuesve te Astiri: Banorët duhen dëmshpërblyer

Tuesday, 23 July 2019 21:36

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, bashkë me ish-deputetë të tjerë të opozitës, si Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi iu bashkua sot protestës së banorëve të Unazës së re, duke iu dhënë atyre mbështetje në kazuën 9 mujore në mbrojtje të banesave të tyre.

Spaho garantoi mbështetjen e opozitës për këtë kauzë dhe i kërkoi qeverisë që të ofrojë zgjidhje duke dëmshpërblyer banorët.

“Asgjë nuk e pengon qeverinë që të zbatojë këtu një model shembullor të dëmshpërblimit të qytetarëve ku ndërtohen vepra të infrastrukturës. Askush nga këta banorë nuk kërkon të pengojë projektet infrastrukturore, por kërkon një shpërblim të drejtë në përputhje me ligjin. Përse qeveria qënka në gjendje të japë 258 milion euro për 17 kilometra rrugë nga Miloti në Balldre, dhe nuk qënka në gjendje tu japë asnjë euro qytetarëve të kësaj zone. Asgjë nuk e pengon, veçse dëshira për ti shërbyer oligarkëve dhe jo qytetarëve të vet.”

Spaho i bëri apel shqiptarëve që të ngrihen se nesër do të jetë rradha e tyre.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të çohen dhe të vijnë këtu te Unaza e re, të vijnë tek Teatri Kombëtar, për të mbrojtur këto dy kauza të rëndësishme shoqërore sepse po ndejnjëm indiferentë nesër do ta pësojmë vetë.”

Nënkryetari demokrat paralajmëroi qeverinë dhe apeloi policinë që të mos zbatojë urdhëra të paligjshëm ndaj banorëve të Unazës së re.

“Ne e dënojmë dhunën policore dhe e paralajmëorjmë policinë nga niveli më i lartë hirarkik deri të më i ulti: keni kujdes nga urdhërat që merrni dhe zbatoni. Nesër do të jetë vonë për ju sepse do të përgjigjeni para ligjit.”

Duke folur për zgjidhje, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se qeveria duhet të negociojë me banorët dhe tu ofrojë atyre zgjidhjen që pranojnë.

Ndërsa Braimllari i LSI, tha se: Edi Rama nuk mund t’i shembë shtëpitë banorëve të Unazës së Re. Ai duhet të ishte në burg dhe jo banorët e Unazës së Re. Edi Rama mbush xhepat me korrupsion ndërkohë shqiptarët varfërohen çdo ditë, të bëjë kujdes shqiptarët nuk do ja falin”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...