Artisti përballë Diktaturës!

E mërkurë, 24 July 2019 09:21

Nëse ka një rast kuptimplotë që tregon, se si shteti ligjor shqiptarë ka rënë dhe mbi të është instaluar autokracia e  Edi Ramës; është ai  Teatrit Kombëtarë. Me ligje speciale për vetëm një klient të oborrit të kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke shkelur kushtetutën dhe madje edhe konventa evropiane, po grabitet toka publike dhe shkatërrohet një nga të fundmet godina me vlera historike dhe shpirtërore.

Pavarësisht të gjitha këtyre, kundërshtive të komunitetit të artistëve dhe KE-së, peticionit me dhjetëra firma të qytetarëve të kryeqytetit, Edi Rama është i vendosur që të shkojë përpara si një diktator tipik, drejt shembjes dhe grabitjes së Teatrit Kombëtarë.

Natën e mbrëmshme duke aguar 24 korriku, ashtu siç ishte paralajmëruar dhjetëra forca policore e rrethuan Teatrin dhe madje guxuan dhe dhunuan një artist të mirënjohur, si Edmond Budina. Prej disa ditësh qeveria ka urdhëruar çmontimin nga brenda të Teatrit, për ti hapur rrugë makinave të rënda që do ta shembin përtokë përfundimisht, me gjithë vlerat dhe historinë e saj. Dhe për çfarë bëhet e gjitha kjo?!

Për një kompleks kullash gjigante, të cila do ngrihen mbi tokën e përbashkët publike të Teatrit, duke bërë një goditje prej disa qindra milion euro.

Artisët dhe shumë qytetarë që kanë disa ditë që qëndrojnë barrikadë për gjithë natë aty, sot janë gjendur përball dhunës së diktaturës së Edi Ramës. Një foto e shkrepur nga aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Elona Caslli, (me diçiturën, “Artsiti përball diktaturës”), e tregon më së miri këtë. Është aktori i njohur, Neritan Liçi, i cili shfaqet në këtë fotografi i vetëm përball kordonit arrogant të diktaturës, por e vërteta është se prapa tij qëndrojnë të vendosur dhjetëra qytetarë të kryeqytetit dhe qindra mijë, që nuk janë sot në atë shesh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...