Gentian Zenelaj:Të ruajmë Teatrin Kombëtar jo vetëm si godinë por si simbol të Kulturës Shqiptare

E mërkurë, 24 July 2019 11:01

Teksa vijon që të jetë e tensionuar situata përpara godinës së Teatrit Kombëtar, një mesazh të fortë për kolegët ka pasur dhe aktori Gentian Zenelaj.

Ai iu ka kërkuar të gjithë artistëve që të mos bëhen pjesë e turpit, por tiu bashkohen atyre në këtë rezistencë, që duket se po shkon në përballjen finale.

 “Kjo është një nga ditët e paprecedenta që unë kam pasur fatin e keq që të shoh. Është një turp shumë i madh, sidomos ajo që ka ndodhur me profesor Mondin, asnjë nga artistët shqiptarë nuk meriton që të trajtohet në këtë mënyrë.

Sot pastruesja e Teatrit pyeti se ku janë artistët, u bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi që të jenë sot këtu. Teatri Kombëtar është i të gjithë shqiptarëve, në rast se lëshojmë Teatrin atëherë ata na kanë mpirë trurin dhe na kanë shkatërruar çdo të ardhme.

Jemi këtu për një qëllim fare të thjeshtë, të ruajmë Teatrin Kombëtar jo vetëm si godinë por edhe si simbol të Kulturës Shqiptare”, u shpreh Zenelaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...