Kryeqytetasit i bashkohen artistëve, përplasje me policinë te Teatri Kombëtar

E mërkurë, 24 July 2019 19:36

Qytetarët po përplasen me policinë para Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë në këto momente që të largojnë prej andej qytetarët dhe artistët. Janë mbi 100 qytetarë dhe artistë që ndodhen brenda godinës së teatrit. Artistët ka 6 ditë dhe netë që ruajnë godinën. Ka prej tyre që kanë 17 muaj që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental. Të ngujuarit nuk kanë komunikim me pjesën e jashtme.

Artistët janë të vendosur të mbrojnë deri në fund godinën. Policia mund të hyjë në godinë, por ende po pret. Të ngujuarit s’duan të lejojnë policinë të hyjë në godinë. Ndërkohë policia ka ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin në Godinën e Teatrit. Po kështu ndalon edhe futjen e çdo ushqimi për të ngujuarit në Teatër.

Situata mbetet kritike te Teatri Kombëtar, pasi forca të shumta policie dhe speciale po shtohen aty, gati për të ndërhyrë për ti nxjerrë me forcë.

Modifikuar më E mërkurë, 24 July 2019 19:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...