Rama e shkarkoi dhe la mister arsyet, Ditmir Bushati fotografohet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së

E mërkurë, 24 July 2019 20:04

Një ditë pas vendimit të Edi Ramës për të larguar nga drejtimi i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati shihet në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Në një foto të siguruar nga Panorama, Greminger dhe Bushati duken mjaft të përqendruar tek biseda.bushati copy


Në dhjetor të 2018-ës, vetëm pak ditë para shkarkimit nga detyra si Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati siguroi një tjetër vendim të rëndësishëm për vendin.

Shqipëria për herë të parë në histori mori drejtimin e një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, atë të OSBE-së.bushati 1 copy

Mbetet për tu parë se çfarë hapash do të ndërmarrë Bushati në ditët në vijim, siç la te kuptohet dje pas mbledhjes së asamblesë.

Por, ajo qe mund të thuhet është se në syrin e ndërkombëtarëve, Bushati është një zë referencë tashmë për zhvillimet në Shqipëri, i evidentuar nga qëndrimi i tij për Kosovën, apo qëndrimet kritike për fenomene të caktuara në PS, qe për shumë zëra konsiderohen si arsyeja e largimit të tij nga MEPJ.

Megjithatë, mbeten ende mister arsyet e largimit nga drejtimi i qarkut Shkodër për të cilin nuk u dha asnjë motivacion.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...