Është acaruar situata në minutat e fundit në Teatrin Kombëtar. Artistët dhe qytetarët po përplasen në këto momente me Policinë.
Ndërkohë që në vendin ku po zhvillohet përplasja kanë shkuar edhe Forcat Speciale të cilat po përplasen me qytetarët.
Forcat Speciale nuk lejojnë qytetarët të futen në brendësi të Teatrit.
Ndërkohë, siç shihet edhe në videon e mëposhtme, policia nuk lejon aktorët tu dërgojnë ujë kolegëve të ngujuar brenda Teatrit.
Në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve janë edhe politikanë të opozitës.