‘E kishin dhunuar’, flasin familjarët e shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun grek

E mërkurë, 31 July 2019 14:44

Fax News ka shkuar sot në familjen e 52-vjeçarit Gani Hila, i cili humbi jetën në një burg në Greqi.

Hila jetonte në Athinë së bashku me bashkëshorten dhe djemtë e tij prej 20 vitesh, ndërsa vdekja është shoqëruar me pikëpyetje të shumta.

Familjarët shprehen se janë në pritje të autopsisë, pasi sipas tyre Hilës i janë gjëtur shenja dhune në trup. Ata dyshojnë se i afërmi i tyre është vrarë, dhe nga ambasada shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për këtë rast.

“Nuk e besova kur më thanë, kishte qenë në punë dhe i kishin kërkuar letrat policia. Siç na thanë e kishin rrahur keq, dhe e shpallën më pas si të vetëvrarë”, shprehet një prej të afërmeve të Hilës.

“Kishte pasur shenja dhune në trup, e kishin rrahur”, shprehet një tjetër familjare.

Login to post comments