Fitoi 110 mln euro në gjyqin kundër shtetit shqiptar, flet Becchetti: I lumtur që përfundoi persekutimi politik

E mërkurë, 31 July 2019 18:24

Pas lajmit tashmë të konfirmuar se Shqipëria do duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti, sipërmarrësi i “Agon Channel” ka folur për median duke thënë se është i lumtur që ka përfunduar persekutimi politik që iu bë atij dhe medias mbi 4 vite.

Francesco Becchetti komentoi: “Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që katër vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare.

Artikulli i publikuar në Affariitaliani.it i kushton një artikull ështjes në fjalë dhe jep dhe një reagim të vetë Becchetit, të cilin mund ta lexoni si më poshtë vijon:

SHKRIMI I PLOTË i medias italiane:

Gjykata ndërkombëtare doli në konkluzionin se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të motivuar politiksh kundër Becchetti dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë arbitrimit, gjykatat e Londrës kanë refuzuar tashmë kërkesat për ekstradim nga pala shqiptare, duke e konsideruar një abuzim serioz dhe Interpol kishte tërhequr urdhrat e arrestit ndërkombëtar kundër Becchettit dhe ortakut të tij të biznesit, De Renzis, pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte ardhër-arrestet.

Gjykata ndërkombëtare dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco Becchettit nga Qeveria Shqiptare.

Francesco Becchetti komentoi: “Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që katër vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare.

Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona.

Policia shqiptare ndaloi punonjësit e Agon Channel në kufi. Subjektet, të cilët janë përcaktuar nga Qeveria shqiptare si “persona shumë të rrezikshëm”, përfshijnë gazetarë, drejtorë dhe analistë, por dhe kameramanë, operatorë e parukierë të TV-së”./

Login to post comments