VIDEO/ Justina Aliaj: Justina Aliaj: Nëse është nevoja, unë ulem në gjunjë për Teatrin

E mërkurë, 31 July 2019 21:08

Këngëtarja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar.

Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Ne paskemi dit për kë me performu”, e nisi fjalën e saj këngëtarja, në shenjë falenderimi për qytetarët që i janë bashkuar kauzës.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunë, unë ju ulem në gjunë për Teatrin”, deklaroi Justina Aliaj.

 

Video

Login to post comments