Roza Anagnosti iu bashkohet artistëve për Teatrin

E mërkurë, 31 July 2019 22:23

Aktorja e njohur shqiptare, Roza Anagnosti, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar.

Po ashtu edhe aktorja Justina Aliaj dhe një sërë emrash të njohur, të cilët i ka përmendur regjisori Edmond Budina.

Gjatë fjalës së tij, Budina nuk nguroi të përgëzojë edhe praninë e koleges së tij,Roza Anagnosti.

“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës”, u shpreh Budina.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...