39 qese kanabis poshtë sediljes së makinës arrestohen të rinjtë në Himarë

E Enjte, 01 August 2019 12:32

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në Himarë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 persona po udhëtonin me një automjet, në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, FNSH-së së Fierit janë vënë në ndjekje të automjetit.

Gjatë ndjekjes është bërë i mundur bllokimi i mjetit në vendin e quajtur "Qafa e Vishës", Himarë

Pas kontrollit të ushtruar, policia ka gjetur poshtë sediljes së shoferit 39 qese të vogla farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia arrestoi në flagrancë, drejtuesin e mjetit V. P., 23 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjet, O. R., 34 vjeç dhe A. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Moskallëzim krimi".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...