Bashkëshortja e pronarit të argjendarisë në Bllok ku pak ditë më parë ndodhi një shpërthim i fuqishëm gazi, Alma Pirra, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve edhe pas një kurimi intesiv në Spitalin Ushtarak. Mësohet se mjekët kanë konfirmuar se 43-vjeçarja ka ndërruar jetë sot në spital.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi më 15 korrik në zonën e Bllokut. Në atë ngjarje mbeten të plagosur në gjendje të rëndë bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra. Dy të të plagosurit e tjerë Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani 23 vjeç ishin jashtë rrezikut për jetën.