9 persona janë arrestuar në Itali, si rezultat i operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”, nën akuzën e trafikimit të kokainës nga Holanda në Romë.
Siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, para arrestimit trafikuesit e kokainës janë takuar në një pikë dhe kanë shkëmbyer lëndën.
Të arrestuarit
Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gipsi, Artan Monari, Deborah Belli, ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë, nuk i është dhënë masë kufizuese për momentin, pasi dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në territorin kombëtar italian.
Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bashkëpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komunikonin përmes mesazheve me nofka.
Organizata kishte një flotë mjetesh mjaft efikase. Makinat u modifikuan sipas sasisë së kokainës, që do të transportohej. Modifikimi u bë nga një punëtor në Madrid, Spanjë dhe u pagua nga 10 deri në 20 mijë euro edhe në disa raste edhe me kokainë.
Kokaina e ndarë në blloqe ishte paketuar me një mbulesë kafeje, më pas ishte izoluar me një shirit, me qëllim për ta bërë të pa gjindshëm nga qentë antidrogë.