Detajet tragjike në Itali, 26-vjeçari shqiptar humbi jetën në punë në Itali

Premte, 02 August 2019 08:58

Një 26-vjeccar shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti në punë.

Mediat italiane raportojnë se Nertil Bushi, ishte duke punuar në një çati, kur ka rënë nga 10 metra lartësi duke ndërruar jetë.

Por para se shqiptari të binte nga çatia, mësohet se në kapanonin ku ai po punonte, kishte rënë zjarr.

Policia italiane ka nisur hetimet pasi ende nuk është e qartë nëse shqiptari ka rënë nga lartësia apo është përpjekur për t’i shpëtuar zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Empolit.

Login to post comments