Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane pasi rrahu gruan e tij.
Dhuna filloi pasi shqiptari i gjeti bashkëshortes në telefon mesazhe me një burrë tjetër, për të cilin mendonte se ishte i dashuri i saj.
Ngjarja ka ndodhur në Fontevivo, ku në pranga ra një 35 vjeçar shqiptar, i cili do të akuzohet për keqtrajtim, dhunë seksuale dhe kërcënime.
Ai nisi të keqtrajtonte gruan e tij që nga momenti që zbuloi mesazhet telefonike.
Shqiptari nuk u mjaftua me kaq por nisi kërcënimet edhe ndaj personit që dyshonte si të dashurin e gruas së tij, i cili nga frika la Italinë.
Arrestimi i shqiptarit u bë pasi gruaja kishte rrëfyer gjendjen e saj te një shoqe, e cila më pas kishte kryer denoncimin në Polici.
Pasi mblodhën prova të mjaftueshme dhe të pakundërshtueshme ndaj burrit dhunues, të cilat ndodhën midis majit dhe korrikut, 35-vjeçarin, e dërguan këtë të fundit në burgun e Via Brula.