Makina e antidrogës që transporton drogë deri në kufirin me Greqinë.
Kjo është akuza e fortë që bëhet nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet denoncimit të një oficeri.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Makina e antidroges transporton drogen deri ne kufi me Greqine
Te implikuar narkokomisari dhe narkoshefi i krimeve
Zhduken nga shtepia e trafikantit 150 kg hashash!
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb
Pershendetje dhe respekte Doktor.Te falenderoj per gjithca.Jam oficer ne komisariatin e Sarande.Sot dua tju ve ne dieni per nje megaskandal te fundit ne kufirin shqiptaro - greke ku para disa ditesh eshte arestuar me 100 kg droge lisander osmani vellai i oficerit te sarandes Litjon Osmani ku ky i fundit e ka trasportuar drogen me makinen e antidroges se komisariatit deri ne fshatin janiar. Menjeher pas kapjes se vellait te tij shefi i krimeve dhe shefi i komisariatit kan shkuar ne banesen e oficerit dhe kan hequr 150 kg te tjera droge pasi ne te kundert do zmadhohej skandali pasi ishin garantet e rruges per kete pune.Narkopolicia e Edvinit te madh eshte ne dite te zeza,per kete ngjarje u moren masa ‘’drastike’’ duke u mjaftuar me nje transferim te oficerit te sarandes ne qytetin e Delvines.falinderit dhe ju lutem anonim.