Tani edhe nënshtetësinë ta jep Edi Rama

Tuesday, 06 August 2019 12:19

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, Voda tha, se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare.

Ajo shpjegoi se pasaporta shqiptare do të jepet nga lidhjet etnike, teksa tha se janë të angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare.

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar, por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin

Login to post comments