Stop miliardave te USAID/ Trump lë pa fonde ish-gruan e Ramës (gruan e Çuçit)

E mërkurë, 07 August 2019 16:58

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar ndihmën e jashtme derisa Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhim dhe Buxhet të rishikojë të hollat që nuk janë shpenzuar, raporton CNN.

Kritikët kanë shprehur shqetësim se një gjë e tillë mund të ndikojë me ndërprerje të programeve globale për shëndetësi, ruajtje të paqes, kontrollin e narkotikëve dhe ndihmën për zhvillim, pavarësisht pse buxheti është miratuar nga Kongresi.

 

Rishikimi është bazuar në një letër që Zyra e Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) më 3 gusht.

 

Fondi që tashmë është vënë në pikëpyetje është në vlerë të 2-4 miliardë dollarëve, ka thënë një zyrtar i USAID-it për CNN, meqë viti fiskal në SHBA përfundon më 30 shtator.

Shumë prej këtyre parave kanë mburritur në Shqipëri dhe janë përdorur nga fondacioni Sorros, ku një prej përfituesve të parave është edhe Delina Fico, ish-gruaja e Edi Ramës, bashkëshortja e Bledi Çuçit.

Këto para në Shqipëri janë përdorur për propagandë rilindëse dhe shumë prej parave të USAID janë përdorur edhe për të financuar sondazhet e rreme në vendin tonë gjoja që qytetarët mbështesin qeverisjen e Edi Ramës.

Zyra e Shtëpisë së Bardhë do t’i propozojë Kongresit që të anulojë fondet që tashmë nuk janë shpenzuar.

Administrata e presidentit Trump ka bërë vazhdimisht përpjekje për të reduktuar shumën e të hollave që Uashingtoni shpenzon në ndihmë të jashtme.

Në muajin prill, kjo administratë ka tentuar pa sukses që të zvogëlojë buxhetin për projekte të jashtme dhe diplomaci për 23 për qind.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...