Një tjetër krimi i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Vlorën.
Një 50-vjeçar është vrarë me 3 plumba dhe më pas është lënë i braktisur në rrugë, pranë shkollës ‘Hajredin Beqari’ në Selenicë.
Spitali i Vlorës ka bërë të ditur 50-vjeçari Dilaver Tozaj ka ndërruar jetë rrugës.
Policia raporton se viktima është qëlluar me armë tip pistoletë dhe po transportohej në spital me makinë private.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





