Ekstradohet nga Gjermania “i rrezikshmi” i Beratit

E Enjte, 08 August 2019 09:50

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një ndër 15 shqiptarët më të kërkuar të Beratit. Policia njofton se shtetasi i dënuar me 25 vite burg për vrasje është Byniamin Hajro, 56 vjeç.

Hajro ishtë shpallur në kërkim pasi në vitin 2017 Gjykata e Apelit, Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg, nën akuzën e vrasjes.

Vrasja ka ndodhur në vitin ’98 në Berat ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje  me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Me datë 17.04.2012,  është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në  Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A”,- njofton policia.

Gjykata e Apelit Vlorë  në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...