Greqia vijon të goditet nga tërmetet. Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e kaluar, rreth ores 23:12 minuta.
Tërmeti ka qenë 3.6 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa ishte vetëm 206 kilometra larg Tiranës. Nuk njoftohet për dëme apo të lënduar.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një tërmet 6ballësh në Turqi, duke lënë pas të plagosur dhe dëme kolosale.