Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shtetasi turk U. S.19 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”. Ky shtetas ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga kontrolli i ushtruar në dalje të PKK Rinas, Policia Kufitare i gjeti një pasaportë franceze e dyshuar si e falsifikuar.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim S. O.,31 vjeç, (ish punonjës policie), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të banesës Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë. Njëkohësisht ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim i ati ,të cilin ka tentuar ta godasë me mjet prerës (thikë) në banesë.
Gjithashtu nga Seksioni i Forcës Operacionale Speciale në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 u kap shtetasi në kërkim A. S.,31 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim”, pasi me datë 06.08.2019, ky shtetas së bashku me një shtetas tjetër dyshohet se gjatë një konflikti kanë dhunuar fizikisht dy shtetas të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.