Kryetari i KMSH uron gëzuar festën e Kurban Bajramit…

Saturday, 10 August 2019 12:59

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, i ka dërguar qytetarëve shqiptarë sot mesazhin e urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit!

Në mesazhin e tij me video, hapur me “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”, Spahiu shprehet:

Të nderuar besimtarë!

Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj.

Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.

Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Historia e Kurbanit me në qendër Profetin Ibrahim dhe Ismail a.s na tregon qartë bindjen dhe devotshëmrinë e tyre ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë.

Kurban Bajrami na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit.

Profeti na mëson se Allahu ka të drejta mbi ne, po ashtu edhe familja, shoqëria, të afërmit.

Të falurit dhe të falënderuarit është e drejta e Zotit, ndarja e kohës për familjen është e drejta e saj, haku ndaj punës është e drejta ndaj punëdhënësit dhe kolegëve.

Login to post comments