Dy oficerë të Gardës së Republikës janë vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli u janë gjetur armë dhe fishekë.
Atyre u janë gjetur dy pistoleta.
Arrestimi i dy gardistëve është vënë në Gjilan, në rrugën rrugën “Marie Shllaku” gjatë ditës së djeshme.
Policia e Kosovës bën me dije se dy gardistëve nga Shqipëria u janë konfiskuar edhe 17 copë fishekë, ndërsa me vete kishin edhe lejet e përdorimit të armëve për territorin e Shqipërisë.
Pas ndalimit, ka qenë prokuroria që i ka lënë të lirë gardistët, pasi janë marrë në pyetje.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Rr. Marie Shllaku, Gjilan 09.08.2019-01:45. Raportohet se nga dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë zyrtar policor të gardës së Republikës së Shqipërisë janë konfiskuar dy pistoleta me nga 17 copë fishek për të cila armë ata posedonin leje për territorin e Shqipërisë.
Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë para prokurorit përgjegjës për rastin, pas intervistimit janë liruar pasi rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore.