Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së lënë pas në lulishten e Lushnjes, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur disa qytetarë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të kësaj të shtune, në qendër të qytetit.
Mësohet se një furgon me targa AA 001 FT, i cili po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke kaluar bordurën duke ka marrë përpara njerëzit që ishin në lulishte.
Jo vetëm kaq por mjeti ka thyer edhe disa pemë, teksa ka plagosur rëndë katër persona.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 50-vjeçarja Teuta Alickolli ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur në spital ndodhen djali i saj dhe dy persona të tjerë.
Nga ana e policisë është arrestuar drejtuesi i mjetit, një i ri rreth 22 vjeç, ndërkohë që hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim.
Sipas të dhënave nga policia e Lushnjes, shoferi Anxhelino Hasani, 22 vjeç ka qenë i dehur në momentin kur ka shkaktuar aksidentin.
Njoftimi i Policisë së Fierit:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë A. H., 21 vjeç pasi drejtonte mjetin që shkaktoi tragjedinë në një lulishte në qytetin e Lushnjes ku mbeti e vdekur një grua si dhe u plagosën 3 persona të tjerë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.08.2019, rreth orës 23:10, në lagjen ‘Skënder Libohova’, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘Volksëagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e qytetit.
Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja Teuta Aliçkolli, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F. A., 54 vjeç dhe djali i tyre Q. A., 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte.
Shtetasi F. A., dhe Q. A., ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme procedurale.