Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.
Automjeti tip BMË me targa AA 626 VN në pronësi të Aristir Malos ka marrë flakë në ecje e sipër.
Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike.
Mësohet se drejtuesi nuk ka pësuar lëndim ndërkohë që automjeti është djegur plotësisht.