Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne, 12 gusht në Rrëshen. Burimet thanë për “Panorama” se është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit Tonin Gjini 48 vjec.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.
Mirditë / Informacion paraprak
Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.