Detaje të reja nga Shkodra: Ngjarja ndodhi në një lokal, i plagosuri vëllai i një oficeri policie

Hënë, 12 August 2019 15:34

Teksa orët kalojnë të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e Shkodrës, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Vat Shpati.

I plagosuri është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

Siç njofton edhe policia, konflikti dhe përplasja mes 38-vjeçarit dhe dy vëllezërve ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një debati mes tij me agresorët (vëllezër mes tyre), 38-vjeçari është qëlluar me thikë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Policia

e Shkodrës ka indetifikaur autorët e dyshuar të ngjarjes të cilët janë Aleks dhe Luigj Martini dhe po punon intesivisht për prangosjen e tyre.

Login to post comments