Merr flakë autobusi në Rrugën e Kombit, Berisha: Zero vëmendje nga zjarrëfiksja

Hënë, 12 August 2019 20:44

Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”. Mësohet se autobusi po udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Reps, Mirditë.
Fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime, pasi të gjithë kanë arritur të zbresin në kohë. Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet një defekt teknik.

Autobusi është djegur totalisht nga flakët, ndërkohë që mësohet se shërbimi zjarrfikës ka munguar.

Reagimi i ish-kryeministrit: 

Merr flake autobuzi ne Rrugen e Kombit, zero gadishmeri apo sherbim zjarrefikesish. sb

 

Modifikuar më Hënë, 12 August 2019 20:51

Video

Login to post comments