Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një video tjetër në Fb nga pushimet, që po kalon në Kosovë. Sot, Meta është shfaqur duke notuar në liqenin e Jazhincës, që njihet për ujin e tij shumë të ftohtë.
"Të dashur miq! - shkruan Presidenti. - Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit."