Ka hyrë në zyrë kryetari i ri i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.
Ismailaj ka hyrë në ambientet e bashkisë pas orarit zyrtar.
Dera e zyrës së Kryetarit të Bashkisë është hapur me forcë.
Ismailaj ka hyrë në zyrë pas orarit zyrtar pasi kryebashkiaku në ikje i Mallakastrës, Agron Kapllanaj boshatisi zyrën dhe kyçi derën.
Kapllanaj u shpreh se nuk mund ta priste kryetarin e ri që sipas tij i ka ditët e numëruara.