Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se më datë 14 gusht, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.
OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave, për të zevendësuar rrjetin e amortizuar.
Njoftimi i plotë i OSHEE:
Tirana/ Investimet e OSHEE, oraret dhe zonat e stakimit më 14 gusht
#OSHEE Rajoni Tiranë vijon punën intensive për zëvendësimin e rrjetit të vjetër me të ri, duke investuar në mbi 400 kabina.
Për datën 14 gusht, është planifikuar të punohet në 9 kabina, në oraret dhe zonat pa energji elektrike si më poshtë:
09:00-15:30/rruga “Besim Daja” pjesërisht, pranë Medresesë
09:00-15:00/rruga “Mine Peza” pjesërisht
14:00-15:00/pjesërisht midis rrugëve “Mine Peza” dhe “Sulejman Pasha”
09:00-15:00/pjesërisht zonat rreth rrugëve “Bako Dervishaj”, “Rruga e Elbasanit”, “Mustafa Lleshi”, “Sandër Prosi” dhe “Mihal Ciko”
12:00-13:30/rruga “Sotir Peci”, pranë Bllokut të Ambasadave
12.00-14:00/rruga “Kongresi Lushnjës” pjesërisht
14.00-16.00/pjesërisht rrugët “Kongresi Lushnjes” dhe “Ylbere Bylykbashi”
10.00-12.00/ pjesërisht rrugët “Prokop Mima” dhe “Ndrek Luca”