Akuza nga 5 Yjet: Salvini, mesazhe Ndraghetas kalabreze

Tuesday, 20 August 2019 19:58

Kreu i komisionit parlamentar antimafia, senatori i 5 Yjeve Nicola Morra ka bërë akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm e zëendëskryeministrit Matteo Salvini.

Prej disa javësh lideri i Lidhjes është shfaqur gjatë fjalimeve të tij publike me simbolet katolike të Rosarios e Madonës.

Këtë gjë e bëri dhe gjatë udhëtimit të fundit në Kalabri.

Për kreun e komisionit antimafia ky gjest i Salvinit është një mesazh në kod që ai i jep krerëve të mafias kalabreze Ndrangheta.

"Të shfaqësh Rosarion e të tregosh devotshmërinë ndaj Madonës në tokën kalabreze, ku ndodhet dhe vendi i shenjtë i Madonës së Polsit, te cilës i falen njerëzit e Ndranghetas do të thotë të dërgosh mesazhe në kod e për të cilët burrat e shtetit e mbi të gjitha ministrat duhet të jenë të kujdesshëm", tha ai.

"Kjo është çmenduri", është kundërpërgjigjur Salvini.

"Të mos jesh i lirë të shfaqësh besimin tënd fetar e për më tepër kjo është një fyerje që i bëhet Kalabrisë", tha ai.

Login to post comments